Lakers fitojnë ndeshjen dramatike ndaj Nuggets në NBA

Los Angeles Lakers mposhtën Denver Nuggets 127:125 në një ndeshje të jashtëzakonshme që u vendos në sekondat e fundit të kohës shtesë. 

Luka Doncic realizoi koshin e fitores vetëm 0.5 sekonda para fundit, duke përfunduar ndeshjen me triple-double: 30 pikë, 13 asistime dhe 11 kërcime.

Austin Reaves dhe LeBron James gjithashtu kontribuan në mënyrë vendimtare, ndërsa Lakers regjistruan fitoren e pestë radhazi në Konferencën Perëndimore.

Ndeshja konsiderohet një nga më dramatiket e sezonit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kurti: Vazhdon takimi dyditor i kabinetit, projekte të mëdha në plan 

Read Next

Zelensky: Ukraina kërkon para dhe teknologji në këmbim të ekspertizës për dronët në Lindjen e Mesme