Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se janë përmendur gjashtë kushtet e parashtruara nga shefi i ekzekutivit.

Lajçak ka thënë se arsyeja pse ka ardhur në Kosovë për të mbajtur takim me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.

I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje, për normalizim të raporteve”, tha Lajcak.

Ai shtoi se sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd sonte, dhe se kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë. /EO

Read Previous

Rrugët me ngrica dhe akull shkak i temperaturave të ulëta, policia apelon për kujdes

Read Next

Momenti kur tërmeti i dytë goditi Turqinë – pamjet u panë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë