Lahi Brahimaj kujton shpalljen e pafajësisë në Hagë: Shpreh mbështetje për çlirimtarët në rigjykim

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar ditën e shpalljes së pafajësisë së tij, Ramush Haradinajt dhe Idriz Balajt në Hagë, duke e cilësuar atë si një datë të rëndësishme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për të gjithë shqiptarët. Me këtë rast, Brahimaj ka shprehur shpresën që edhe ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë të kthehen të pafajshëm nga rigjykimi.

“

Pas festës së 28 Nëntorit, sot shënojmë pafajësinë time, të Ramushit dhe të Idrizit në Hagë.

Kjo është një datë e rëndësishme jo vetëm për familjen tonë, por për të gjithë shqiptarët. Për mua, ajo mbetet një kujtim i veçantë i një rrugëtimi të vështirë, në të cilin qëndrova i palëkundur në mbrojtje të së vërtetës, lirisë dhe dinjitetit të popullit tim.

Në këtë muaj të shenjtë për kombin tonë, uroj që edhe çlirimtarët që ndodhen sot në Hagë të kthehen të pafajshëm nga rigjykimi dhe t’u japin edhe më shumë kuptim festave të Nëntorit.

Krenar për rrugëtimin tim dhe për të gjithë ata që qëndruan pranë meje. 🇦🇱”

Read Previous

Tri humbje radhazi dhe 23 gola të pranuar, Chelsea alarmohet dhe përgatit listën e mbrojtësve për transferim