Ky është shteti evropian pa asnjë mal

Ndodhet në Evropën Veriore dhe pika e saj më e lartë natyrore arrin vetëm 170.86 metra mbi nivelin e detit

Një analizë e fundit ka treguar se “magjike” Danimarka ka 607 kilometra katrorë rrafshnalta baticore. Peizazhi i këtij vendi të Evropës Veriore me klimë të butë, dimra të lagësht e me erë dhe vera të freskëta, është kryesisht i sheshtë, i modeluar nga akullnajat e lashta, me disa fusha paksa të valëzuara.

Tumët e epokës së bronzit – më të larta, por jo natyrore

Megjithëse Møllehøj njihet zyrtarisht si pika më e lartë e Danimarkës, shumëkush mendon se titulli duhet t’i përkasë Ejer Bavnehøj (Jding Skovhøj), që arrin 172.54 metra mbi nivelin e detit. Në majën e tij ndodhen tre tuma të epokës së bronzit, por studiuesit debatojnë nëse ato janë të krijuara natyrshëm apo janë struktura të ndërtuara nga njeriu. Për këtë arsye, ato nuk janë shpallur si pika më e lartë natyrore e Danimarkës. Debati mbi këtë temë vazhdon prej shekujsh dhe ende nuk ka marrë fund, transmeton Telegrafi.

Jo vetëm Danimarka, ka edhe vende të tjera “të rrafshëta”

Danimarka nuk është i vetmi vend në Evropë pa male të larta. Edhe Holanda, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë terrene kryesisht të rrafshëta. A e dinit se më shumë se gjysma e Holandës ndodhet më pak se 1 metër mbi nivelin e detit? Male ose kodra të ulëta mund të shihen vetëm në jug, pranë Ardeneve.

Pika më e ulët e Holandës është Zuidplaspolder (Nieuwerkerk aan den IJssel), e cila shtrihet 7 metra nën nivelin e detit, ndërsa më e larta është Vaalserberg, me 322.7 metra lartësi.

Rrugët e ujit që formësuan peizazhin e veriut

Prania e shumë lumenjve ka ndikuar në formimin e peizazheve të rrafshëta të Evropës Veriore. Holanda, e cila ka 1.025 kilometra katrorë rrafshnalta baticore, ka ndërtuar një sistem të gjerë digash, argjinaturash dhe dunash për t’u mbrojtur nga përmbytjet, të cilat shpesh vijnë nga veriperëndimi gjatë stinës së vjeshtës. /Telegrafi/

Read Previous

Vdes një 59 vjeçare në Zubin Potok

Read Next

Ukraina pret fondin prej 3.5 mld dollarë për armë amerikane