Ky aeroport nuk ka humbur asnjë valixhe në 30 vjet

Derisa aeroportet e Singaporit dhe Dohas konkurrojnë me njëra-tjetrën për titullin e më të të mirës në botë, një aeroport tjetër po fokusohet në një arritje më ndryshe.

Aeroporti Ndërkombëtar i Japonisë “Kansai” po shënon 30 vjet pa humbur asnjë valixhe.

Përmes një deklarate ky aeroport, i cili është i shtati në botë më i ngarkuari, ka thënë se nuk ka humbur asnjë çantë pasagjeri që kur u hap në shtator 1994. Aeroporti ka mesatarisht 20-30 milionë pasagjerë çdo vit, shkroi CNN.

Derisa pasagjerët mund të jenë të lumtur ta dinë se valixhet nuk do u humbasin, një grup i njerëzve nuk po e bënë këtë gjë të madhe: stafi i aeroportit.

“Nuk mendojmë se po bëjmë diçka të veçantë”, ka thënë Kenji Takanishi, zyrtar në aeroport.

Por, nëse një valixhe ka humbur përgjatë viteve aty, faji ka mbetur te linjat ajrore individualisht dhe jo te aeroporti.

Për vitin 2024, “Kansai” është renditur aeroporti i 18-të më i mirë në botë, pas atyre në Tokio, Narida dhe Haneda./AlsatM

Read Previous

Pas 22 vjetësh, 1 euro vlen më pak se 100 lekë

Read Next

BE: Masat ndaj Kosovës do të jenë në fuqi derisa të mos ketë arsye për to