Kuvendi në seancën e radhës do të diskutojë për vendosjen e “çmimit tavan” në produktet esenciale

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se janë dakorduar për dy projektligje.

Projektligji i dytë për masat e përkohshme të produkteve themelore, Kusari-Lila tha se parasheh vendosjen e një çmim tavan për produktet e listës esenciale.

“Pika e parë është shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen e punëve publike, projekt ligj ky i cili parasheh kompensimin komforë të normës së inflacionit prej muajit prill të këtij viti për të gjitha kontratat publike e dorëzuar në kuvend dy javë më parë dhe tashme i ka plotësuar të gjitha kushtet që të hy në seancë të rregulltë. Projektligji i dytë është ai për masa të përkohshme e produkteve themelore në rast të veçanta të destabilizimit në treg, ky projektligj parasheh vendosjen e një çmimi tavan për produktet e listës esenciale dhe tashmë edhe ky i ka plotësuar të gjitha kushtet që të trajtohet në kuvend në seancë të rregullt”, ka thënë Kusari-Lila.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Duhet përgatitje më e mirë në rast të netëve pa drita, thonë ekspertet në Gjermani

Read Next

Kuptimi i emrit Alban – Arbër