Kuvendi mban dy seanca, të enjten shqyrtohet Buxheti për vitin 2023

Kuvendit të Kosovës do të mbajë dy seanca të enjten dhe të premten, ku do të diskutohet për buxhetin për vitin 2023.

Derisa të premten do të diskutohet për gjendjen në shëndetësi, ka konfirmuar pas mbledhjes Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje.

news image

Përderisa kur u pyet për planin franko-gjerman tha se kjo çështje është në diskutim ndërmjet Qeverise dhe përfaqësueseve ndërkombëtarë dhe se nuk është në fazën e njoftimit për Kuvendin.

“Kryesia e kuvendit mori vendim që këtë javë të kemi dy seanca. Të enjten seancë plenare dhe të premten. Të enjten do të Projektligjin për Buxhet. Të premten do të ketë diskutim për gjendjen në shëndetësi”. Sa i përket planit franko-gjerman është diskutim mes Qeverisë dhe emisarëve. Nuk është në fazën e njoftimit të Kuvendit”, tha Rrustemi.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Sunak: Do të rrisim taksat për të parandaluar një tjetër kolaps ekonomik

Read Next

Twitter rrezikohet nga falimentimi