Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës mban nesër dy seanca plenare.

Sipas njoftimit, njëra seancë nis në orën 11:00, ndërkohë tjetra në orën 15:00.

Ky është rendi i ditës në seancën e parë:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
9. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Ndërkaq në seancën e dytë:

  1. Shqyrtim i parë i Projektligjit nr.08/L-179  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike.

Read Previous

KH “Shqiponja” synon që këtë sezon të ketë rezultate sa më pozitive

Read Next

Kurti thotë se është i gatshëm të takohet me Vuçiqin, flet edhe për vizat