Kuvendi i Kosovës cakton dy seanca, më 7 dhe 12 prill

Kuvendi i Kosovës ka caktuar dy seanca të reja, njëra do të mbahet më 7 prill ndërsa tjetra pas pesë ditësh, më 12 prill.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se seanca e radhës mbahet më 7 prill me pikat e zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

Ndërkaq seanca e dytë, Kusari-Lila tha se u caktua më 12 prill ku do të debatohet për politikën e jashtme.

“Seanca e 12 prillit nis në orën 15:00 sepse dita e martë është ditë e komisioneve funksionale, pas përfundimit të punëve të komisioneve, vazhdojmë me debatin”, tha Kusari-Lila.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kryeministri polak fajëson Gjermaninë: Ata janë pengesa kryesore që nuk ka sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Read Next

Suedia vendos që të aplikojë dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19 për personat mbi 65 vjeç