Kurti: Nuk i harrojmë kurrë krimet serbe, angazhohemi për drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kabinetin dhe bashkëpartiak të tij kanë bërë nderime tek memoriali “Heroinat” në shënim të Ditës memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Nga ky vend u kërkua drejtësi për krimet serbe në Kosovë e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Vasfije Krasniqi e Shyhrete Tahiri-Sylejmani kërkuan që të mos harrohen, derisa nën emocione përkujtuan krimet që kanë përjetuar nga forcat serbe. E Vasfije Krasniqi tha kjo ditë ishte e tmerrshme për të, por tha se ndihet krenarë që Kosova sot ka policinë e ushtrinë e saj, e cila kurrë nuk do të jetë si ajo e Serbisë.

E mbështetja për të gjithë të viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë premtoi kryeministri Albin Kurti.

“Vasfija dhe Shyhretja janë shembuj për mbarë shoqërinë e kombin tonë, të thyerjes së heshtjes për një krim monstruoz, i cili ishte armë e luftës në kuadër të projektit gjenocidal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës. Ministria e Drejtësisë, qeveria jonë, unë si kryeministër, Kuvendi i Republikës, presidentja, mekanizmat e shtetit janë në krye të detyrës në mënyrë që kësaj kategorie t’i ndihmojmë dhe ta mbështesim”, tha kryeministri Kurti.

Kurti tha se janë 20 mijë gra e vajza, por edhe djem e burra, që kanë paguar çmim të lartë fizik, psikik e emocional për lirinë e Kosovës. “Ne nuk i harrojmë kurrë por angazhohemi e bëjmë thirrje për drejtësi”, tha Kurti, i cili gjithashtu foli edhe për stigamatizimin e kësaj shoqërie. Kurti kërkoi që nga qytetarët të kontribuojnë kundër stigmatizimit./rtklive

Read Previous

Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të luftës, Kurti: U dhunuan se ishin shqiptarë

Read Next

Fletëarresti, reagon Akil Gjakova: Nuk jam person i dhunshëm