Kuzhinat moderne po fshehin gjithnjë e më shumë pajisjet – ja pse
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawler, me të cilin ka diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Kurti, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas tij, përmban “pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore”.
Ai ka shprehur pritjen që këto çështje të korrigjohen në procedurën e apelit.
“Aktgjykimi shpërfilli pretendimet fyese dhe të pabesueshme të raportit të Dick Martyt për trafikimin e organeve, të cilat ishin aq të pabaza saqë as nuk u përfshinë në aktakuzën e Prokurorisë; gjithashtu, ai hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Megjithatë, gjetjet e mbetura u bazuan në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike”, ka shkruar Kurti.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë dhe dënuan me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Ata u dënuan për krime lufte.
Kurti ka thënë se në takimin me Lawler është diskutuar edhe për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“I kërkova mbështetjen e tij për trajtimin e çështjes së pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, i cili ndikon në të drejtat e tyre të votimit dhe në qasjen në dokumentet zyrtare”, ka shkruar ai.
Në takim, sipas Kurtit, ka marrë pjesë edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Takimi me Lawler vjen në kuadër të vizitës së Kurtit në SHBA, ku ai po zhvillon takime në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Vizita e Kurtit në SHBA pason deklarimet e tij për nevojën e një strategjie shtetërore lidhur me reagimin ndaj aktgjykimit të Speciales. Më herët ai ka theksuar se Qeveria do të mbështesë ekipet mbrojtëse në procedurat e apelit dhe do të angazhohet edhe në rrafshin diplomatik. /RTKlive
Ahead of UNGA81 High-Level Week in New York, I met with Congressman @RepMikeLawler to discuss Kosova-U.S. relations, investment, and the situation of Albanians in the Presheva Valley. I asked for his support in addressing the passivization of Albanian addresses in Serbia, which affects voting rights and access to official documents. MP Shaip Kamberi, the only Albanian member of Serbia’s National Assembly, also joined the meeting. In addition, we discussed the judgment announced by the Specialist Chambers last week in the Hague. The judgment ignored the Dick Marty report’s offensive and implausible organ-trafficking claims, which were so far-fetched that they weren’t even charged by the Prosecution; and it also categorically rejected the Prosecution’s allegations of crimes against humanity. The remaining findings, however, were based on factual inaccuracies, historical misunderstandings, and legal errors. We expect these to be fully corrected on appeal.— Albin Kurti (@albinkurti) September 21, 2026