Kurti: Na tronditi lajmi për vdekjen tragjike të tre kosovarëve në Vjenë, do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme

Kryeministri Albin Kurti u shpreh i tronditur thellësisht me lajmin për vdekjen e disa personave si pasojë e një aksidenti në një punishte ndërtimi në Vjenë të Austrisë, ndër të cilët tre shqiptarë nga Kosova.

“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kurti u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”.

Kryeministri tha se është në “komunikim të ngushtë” me Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”.

Sipas njoftimit të Ambasadës, aksidenti ka ndodhur në distriktin Alsergrund, gjatë punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit është shembur, duke lënë punëtorët të bllokuar nën rrënoja./reporteri

Read Previous

Ndeshjet për Kupën e Botës: Nuk ka marrëveshje, FIFA as nuk do ta shqyrtojë propozimin e Iranit

Read Next

VOA rikthehet në transmetim pas vendimit të gjykatës amerikane