Kurti mirëpret vendimin për vizat, përmend sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit nga ana e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, për për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se ndonëse i vonuar ky është një vendim i rëndësishëm.

“E mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për liberalizimin e vizave për Kosovën, një mirënjohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Mirënjohës ndaj Presidencës çeke dhe mezi pres finalizimin e këtij procesi”, ka shkruar Kurti.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024. /Telegrafi/

Read Previous

Kuvendi voton pro dërgimit të kontingjentit të FSK-së në ishujt Falklands

Read Next

Rrobaqepësi që nga hobi e ka bërë në profesion, zanatin të cilit nuk i ndahet