Kurti: Me FSK-në, të sigurtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka prezantuar të arriturat e FSK-së përgjatë mandatit të tij, ka thënë se me Forcën e Sigurisë mbrojtja e Republikës së Kosovës është e sigurt.

Kurti këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka shtuar se investimet në armatim janë rritur për 191 për qind.

“Kemi rekrutuar 1852 ushtarë të rinj, duke rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve për më shumë se 2/3. Ushtria jonë sot është më profesionale dhe më e përgatitur sepse gjatë kësaj periudhe, 3325 ushtarakë kanë përfunduar trajnime profesionale jashtë vendit. Ata janë të pajisur më mirë se asnjëherë më parë, sepse investimet në armatim janë rritur për 191%. Arsenalit tonë ushtarak, ia shtuam dronët e mirënjohur luftarak Bayraktar”, ka deklaruar ai.

“Në vitin 2021, Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkëzbarkoi me ushtrinë amerikane në misionin e saj të parë paqeruajtës në Kuvajt. Për të vazhduar pastaj një vit pas me misionin bashkëzbarkues me ushtrinë britanike në ishujt Falkland. Kurse në fillim të këtij viti dëshmoi para botës përgatitjet dhe aftësitë e saja në misione të kërkim-shpëtimit kur në Turqi shpëtoi katër jetë njerëzish nga rrënojat e tërmetit shkatërrues atje”, vijoi më tej shefi i Qeverisë.

Veç tjerash, ai ka ofruar sigurinë se me FSK-në, mbrojtja e Kosovës është e sigurt. 

/Insajderi.org/

Read Previous

I arrestuari për terrorizëm në Pejë është 16 vjeçar, dyshohet se përgatiti plan për vrasjen e nxënësve në klasën e tij

Read Next

Ministri Murati panelist në takimet vjetore të FMN-së në Marok