I arrestuari për terrorizëm në Pejë është 16 vjeçar, dyshohet se përgatiti plan për vrasjen e nxënësve në klasën e tij

Policia e Kosovës më herët njoftoi se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se po përgatiste vepra terroriste.

Telegrafi nga burimet e veta brenda Prokurorisë ka marrë vesh se bëhe fjalë për një 16 vjeçar, i cili ishte duke përgatitur planin për vrasjen e disa nxënësve në klasën e tij.

Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Pejë, mirëpo zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se me rastin është duke u marrë Prokuroria Speciale.

/telegrafi/insajderi/

Read Previous

Ministria e Jashtme e Shqipërisë këshillon shqiptarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit

Read Next

Kurti: Me FSK-në, të sigurtë