Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Kurti ka thënë se pavarësisht votimit pozitiv nga asambleja e KiE në prill të këtij viti që Komiteti i Ministrave ta ftoj Kosovën të bëhet anëtare e plotë, në këto javët e fundit janë përballur me një kusht të ri që sipas kryeministrit nuk ka të bëjë aspak me standardet e anëtarësimit në këtë organizatë.

“Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, ne dëgjuam se ka kryeqytete që po kushtëzojnë procesin e anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në Kushtetuese. Ky dokument i sjell tek ne nga emisari i BE-së Miroslav Lajçak së bashku me këshilltarët diplomatikë të shteteve të QUINT-it nuk u pranua më 26 tetor të vitit të kaluar. Kosova ka ofruar që ai dokument të bëhet pjesë e pakos së marrëveshjes bazike të Brukselit aneksit të Ohrit dhe të nënshkruhet për tu bërë ligjërisht i obligueshëm dhe i zbatueshëm por u refuzua nga Serbia”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka shtuar se refuzimi nuk është pranim.

“Nëse më datë 26 tetor 2023 do të pranohej e nënshkruhej paketa e marrëveshjes në Bruksel vetëm atëherë ai draft do të mund të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese. Si i tillë është një jo dokument një non-paper. Qeveria nuk mund të dërgoj dokumente që nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, tha Kurti. /Telegrafi/

Read Previous

Tre persona tentojnë të shtypin me traktorë pjesëtarët e policisë

Read Next

Rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës ku u lëndua rëndë një vajzë, ​publikohet analiza