Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, të enjten kanë pritur në takim Kryetarin e Bordit drejtues të Çalık Holding, Ahmet Çalık, Kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Nihat Özdemir, si dhe Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim është diskutuar për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset dhe siç është shprehur ai, Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021.
Sipas njoftimit të ZKM, Çalık dhe Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë.
/GazetaSinjali/