Kurti konfirmon se Andin Hoti i ka dërguar letër Vuçiqit për hapjen e arkivave serbe

Kryeministri Albin Kurti ka nderim te pllaka në Parkun e të Pagjeturve në oborrin e kampusti universitar.

Ai tha se këtë nderim e ka bërë për nder të 80-vjetorit të lindjes së veprimtarit Ukshin Hoti, që sipas tij, ka datë të lindjes, por jo edhe të vdekjes ngase është rrëmbyer me dhunë nga forcat serbe.

Kurti ka bërë të ditur se djali i Hotiti, Andin Hoti që është edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit i ka dërguar një letër presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për hapjen e arkivave serbe që dëshmojë për krimet e kryera në Kosovë.

Për këtë çështje ai tha se nuk kanë marrë përgjigje, duke shtuar se institucionet do të vazhdojë të kërkojnë të vërtetët e drejtësi për 1617 qytetarë të rrëmbyer me dhunë.

“Sot vendosa lule të freskëta në Parkun e të Pagjeturve në oborrin e kampusit universitar në 80 vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, që ka datë të lindje e jo të vdekjes ngase është rrëmbyer me dhunë. Janë 1617 qytetarë që na mungojnë të gjithë dhe për fatin e të cilëve, kërkojmë të vërtetën, përgjegjësi e drejtësi”.

“Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit Andin Hoti i ka shkruar një letër Vuçiqit për hapjen e arkiva. Angazhohemi dhe kërkojmë përgjegjësi për të pagjetur tanë. Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën e Hotit për hapjen e arkivave, atje që të merrej vesh e vërteta”. /EO

Read Previous

Kurti i bën vërejtje publike Lajçakut për negociatat: Kjo mënyrë s’po na çon përpara

Read Next

Mbahet ceremonia për shënimin e 80-vjetorit të intelektualit, Ukshin Hoti