Kurti: Jemi krenarë për traditën e gjatë të shumëgjuhësisë në Kosovë

Sot kur bëhen 72 vjet prej se qytetarët e Kosovës patën mundësinë të mësojnë edhe në gjuhën turke, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ndjehet krenar për këtë traditë kaq të gjatë të shumëgjuhësisë në vendin tonë dhe për mundësinë që fëmijët në Kosovë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Kurti tha se janë të lumtur që vitin e kaluar qeveria ka gjetur zgjidhje për të ofruar tekste shkollore mësimore edhe të tilla, që janë cilësore e në gjuhën turke.

Sipas komunikatës për media njoftohet se po ashtu, ai përmendi edhe Strategjinë e Arsimit për vitet 2022-2026 që përfshinë subvencione të vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve mësimore dhe materialeve të tjera në gjuhën turke, por edhe në gjuhët e komuniteteve të tjera joshumicë që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Ne gjithashtu do të ofrojmë mundësi për studentët që mësojnë gjuhët siç mund të jetë dhe gjuha turke për shqiptarët këtu në Prishtinë, sepse duhet të mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Të kuptojmë më mirë e bashkëpunojmë më shumë. Edhe individët edhe shteti përfitojnë më shumë nga avantazhet në tregun ndërkombëtar, si dhe solidaritet në nivel të Republikës kur njerëzit kanë mundësi të komunikojnë me njeri-tjetrin”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/

Read Previous

OSBE-ja mirëpret përparimin në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

Read Next

Kosova fiton dy medalje në Kupën e Botës në boks