Kurti i shqetësuar nga informacionet për çmimet e rritura të bukës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se qeveria që ai drejton ka pranuar me shumë shqetësim raportimet për ngritje të çmimeve të bukës.

Sikurse me atë të naftës, Kurti u shpreh sot se pritet të diskutojnë për masat tjera në këtë rast, për të mos lejuar dëmtimin dhe shfrytëzimin e konsumatorëve qytetarë të Kosovës.

”Ne i kemi marrë me shumë shqetësim këto informacione për çmime të rritura të bukës, që është ushqimi më elementar për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

”Ministria është duke përgatitur një përgjigje të Qeverisë. Kemi përcaktuar ‘tavanin’ e çmimit për naftën, e duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të mos shfrytëzohen e të dëmtohen konsumatorët tanë”, shtoi kryeministri.

”Duhet të shohim vlerësimin e MINT-it e të marrim masa si qeveri që ta mbrojmë konsumatorin qytetar nga ata që mund ta keqpërdorin situatën e të abuzojnë në këtë kohë krize”, theksoi tutje ai./Sinjali/

Read Previous

Nysret Metarapi, fotografi që la gjurmë ndër vite

Read Next

Pritet rritje e çmimit të bukës edhe në Gjakovë