Kurti dhe Vitia tregojnë se kur do të vaksinohen mësimdhënësit kosovar në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë treguar se janë në bisedime me Shqipërinë për vaksinimin e mësimdhënësve.

Vitia tha se për momentin Shqipëria është e furnizuar vetëm me doza të vaksinave nga Kina, por që këto vaksina nuk mund të përdoren për qytetarët e Kosovës.

“Nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kemi pasur ofertë që të vaksinohen stafi shëndetësor. Mirëpo vaksinat që kanë ardhur 24 mijë vaksinimi i personelit ndodhi në Kosovë dhe ai ka kërkuar nga ministrja Ogerta Manastirliu të bëhet për mësimdhënësit. Mirëpo ato vaksina janë harxhuar dhe kanë mbetur vetëm nga Kina. Dhe na ndalohen produktet nga Kina që nuk mund të garantojmë për këto vaksina duke mos qenë të regjistruara në Kosovë. Në momentin kur do të ketë doza nga Astrazeneca ky vaksinim të ndodh në një moment tjetër”, tha Vitia.

“Kemi qenë në kontakt me kryeministrin e Shqipërisë ku kemi kërkuar që kjo t’i mundësohet edhe mësimdhënësve por për këtë gjë kanë vazhduar komunikimin ministrat përkatës të Shëndetësisë ai i Shqipërisë dhe Kosovës. Orientimi ynë është evropian me shtete që na kanë njohur prandaj e kemi qëndrimin tonë të qartë karshi ofertave që mund të na vijnë nga shtete mos njohëse”, tha Kurti.

Read Previous

Marigona dhe Arlinda Hajdari kalojnë në elitën daneze të hendbollit

Read Next

Këto goma biçikletash “nuk mund të shpohen dhe mund të zgjasin gjithë jetën”