“Kurse falas”, MASHTI del me njoftim për faqet false

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lëshuar një njoftim në lidhje me thirrjet dhe publikimet nga faqe të ndryshme në lidhje me kurse pa pagesë në fëmijërinë e hershme e gjuhë të huaja.

MASHTI ka thënë se këto kurse nuk janë nga ta dhe se po keqpërdoret emri i institucionit.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin se, ditëve të fundit kemi evidentuar publikime dhe thirrje të ndryshme të pautorizuara nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale që keqpërdorin emrin e insitucionit të MAShTI. Këto thirrje, në lidhje me kurse pa pagesë në fëmijërinë e hershme e gjuhë të huaja nuk janë nga MAShTI.”

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se pas mbledhjes së fakteve, rastet do t’i raportojnë edhe në institucionet që i trajtojnë krimet kibernetike, përfshirë Policinë e Kosovës.

“Rrjedhimisht, përveç raportimeve në rrjetet sociale përkatëse, pas mbledhjes së fakteve rastet do t’i denoncojmë edhe në institucionet që i trajtojnë krimet kibernetike, përfshirë Policinë e Kosovës”./Express

Read Previous

Kombëtarja kthehet në Shqipëri

Read Next

Sylvinho: Të jesh në këtë lloj kompeticioni nuk është e lehtë