Kur do të tërhiqet nga futbolli? Messi flet mbi të ardhmen e tij

Edhe pse nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm, pasi edhe mosha në fuboll bën të vetën, duket se Leo Messi nuk plaket kurrë dhe as që ka ndërmend të heqë dorë.

Lojtari më i mirë në botë aktual ka një kontratë me Inter Miami deri në fund të vitit 2025, por kur pyetet nëse do të tërhqiet apo do të vazhdojë karrierën, ende nuk e ka një përgjigje konkrete.

“E di që do ta ndjej atë moment. Do ta kuptoj kur nuk do të jem më i aftë të ndihmoj shokët e mi në fushë. Jam shumë autokritik, e di kur jam mirë, kur jam keq, kur luaj mirë dhe kur luaj keq.

Nëse do të vijoj të bëj mirë, do të përpiqem të vazhdoj, pasi futbolli është ajo gjë që dua më shumë. Kur ta ndjej se do të vij ai moment, do të largohem pa u menduar për moshën time”, është shprehur Leo Messi./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Read Next

Byrnes: S’kam parë kurrë prova që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i përfshirë në ndonjë krim