Kryetari i Deçanit ka një lutje për qytetarët rreth tragjedisë në Gllogjan

Kryetari i Komunës së Deçanit ka reaguar sërish për tragjedinë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve, derisa ka lutur të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër që të bashkëpunojnë më institucionet për zbardhjen e këtij rasti.

“Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante!”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe, rasti i sulmit ndaj autobusit që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një, po hetohet nga Policia si “vrasje e rëndë”.

Kështu është cilësuar rasti në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, drejtuar mediave. Në raport thuhet se i dyshuari për këtë rast gjendet në arrati.

Read Previous

Vendet që do mbesin sot pa rrymë dhe orari i ndërprerjeve

Read Next

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc