Kryeministrja italiane: Nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pas zhvillimeve në komunat veriore të Kosovës ku 25 ushtarë të KFOR-it, prej tyre 11 italianë, janë plagosur pasi u sulmuan nga serbët me maska të grumbulluar e me objekte të forta.

Ajo ka dënuar sulmin ndaj misionit të KFOR-it pjesë e së cilës janë edhe ushtarë nga kombe të tjera, duke shtuar se nuk do të tolerojnë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it.

“Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve.

“Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, tha Meloni.

Edhe NATO ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e 25 ushtarëve.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pas zhvillimeve në komunat veriore të Kosovës ku 25 ushtarë të KFOR-it, prej tyre 11 italianë, janë plagosur pasi u sulmuan nga serbët me maska të grumbulluar e me objekte të forta.

Ajo ka dënuar sulmin ndaj misionit të KFOR-it pjesë e së cilës janë edhe ushtarë nga kombe të tjera, duke shtuar se nuk do të tolerojnë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it.

“Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve.

“Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, tha Meloni.

Edhe NATO ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e 25 ushtarëve./Sinjali/

Read Previous

Kryetari i Zveçanit s’del në zyrën qendrore, shkon te ajo e komuniteteve

Read Next

“Po u prek kufiri i Kosovës, SHBA bombardon përsëri Beogradin”