Kryeministri Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë elektrike në këtë dimër

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton, do ta mbulojë koston e energjisë elektrike në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë krize.

Në një konferencë për media, Kurti mes tjerash apeloi për kursim maksimal të energjisë elektrike, njofton Klan Kosova.

”Po iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që për aq sa munden të kursejnë energjinë elektrike, dhe asisojë të mos kemi nevojë të improtojmë energji të shtrenjtë, dhe atë energji të shtrenjtë ta kemi sa më të lirë sepse fundja i kushon shtetit të Kosovës”.

”E ritheksoj, Qeveria e Kosovës është ajo që do ta mbulojë koston e importit të energjisë në këtë dimër të vështirë dhe krizë energjetike”.

”Është e mundshme të kursehet energjia elektrike, të shfrytëzohet konsumi në orët e mbrëmjes dhe të natës dhe në këtë mënyrë bashkarisht sadopak të zbusim pasojat e kësaj krize energjetike”.

”Në fillim të mandatit në muajin prill, ne patëm intervenuar që të mos lejojmë që bizneset të përfundojnë në treg të liberalizuar”.

”E mbani mend se si në atë kohë ka qenë trysni e madhe që ta kemi tregun e liberalizuar pa ndjeshmëri në produkte tona, dhe ato do detyroheshin që ato të paguajnë koston e energjisë elektrike 5 apo 6 herë më shtrenjtë”.

Read Previous

​Këto janë vendimet që mori sot Qeveria Kurti

Read Next

Ndërroi jetë profesori i nderuar dr. Talat Efendija