Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka darkuar me romancierin turk, Orhan Pamuk, ndërsa thotë se tri orë e gjysmë që ndau me të. i ikën si minutat.
Ai thotë se qe Pamuku ai që e ftoi në darkë, ndërsa po kryeministri shton se ai është aq i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët, transmeton klankosova.tv.
”Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”./Klankosova.tv