Kryeministri i Holandës kërkon uljen e tensioneve në veri

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ulen tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në hyrje të ndërtesës ku ka nis Samiti i Berlinit, është pritur nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, i ka thënë mediave se edhe sot do t’i kërkojë Kurtit uljen e tensioneve.

“Natyrisht ne kërkojmë uljen e tensioneve. Unë fola gjerë e gjatë me presidentin Vuçiq një javë më parë në Grenada dhe sot kam rastin të flas me kryeministrin e Kosovës në mënyrë që të gjithë të ndihmojmë në uljen e tensioneve”, ka thënë ajo. /KosovaPress/

Read Previous

Kurti takoi Michael Roth: Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim, duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë

Read Next

Nis Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë