Kosta Rika-Gjermania: Ndeshja e parë në historinë e Kupës së Botës për meshkuj me 3 gjyqtare femra

Stephanie Frapard nuk është e vetmja që do të bëjë histori të enjten mbrëma, pasi asaj do t’i bashkohen dy asistente femra për herë të parë në një Kupë Bote për meshkuj.

Ndeshja mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë mbrëmjen e së enjtes do të jetë historike për dy arsye.

Së pari, Stephanie Frapard do ta vendosë emrin e saj në një kategori tjetër të veçantë të kompeticionit, pasi ajo do të bëhet gjyqtarja e parë femër që do të gjykojë një ndeshje të Kupës së Botës për meshkuj.

Megjithatë, historia nuk do të shkruhet vetëm për shkak se ajo në krahë do të ketë dy asistente femra. Noiza Buck dhe Karen Diath Martinez plotësojnë treshen e gjyqtarëve, e cila, për herë të parë në historinë e eventit, do të përbëhet nga femra në një garë për meshkuj. /abcnews.al

Read Previous

​Begaj: E rëndësishme ulja e tensioneve në Kosovë

Read Next

​Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, NATO – Shtyllë e paqes dhe stabilitetit