Kosovë, për 24 orë policia ka shqiptuar 1157 tiketa trafiku

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore. Gjatë 24 orëve të fundit policia e Kosovës në të gjithë vendin ka shqiptuar 218 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit. 

Edhe në komunën e Gjakovës të gjitha njësitë policore kanë vazhduar me monitorimin e situatës pandemike dhe respektimit të masave në fuqi. Nga drejtoria rajonale e policisë është bërë e ditur se në rajonin e Gjakovës përgjatë një jave  janë shqiptuar 140 gjoba anti-covid për qytetarët që nuk kanë respektuar masat në fuqi. Ndërkohë dihet se që nga data 15 nëntor policia e Kosovës ka njoftuar të gjithë ngasësit se duhet kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.

Në rajonin e Gjakovës që nga 15 nëntori e deri më sot sipas komandantit të trafikut rajonal, Albin Sahatqija janë ndëshkuar mbi 1000 ngasës të cilët nuk i kanë poseduar këto pajisje. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në nivel vendi ka shqiptuar edhe 1157 tiketa trafiku, derisa ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 aksidente trafiku me dëme materiale.

Read Previous

Arrestohet ish-kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla

Read Next

Teknologjia do të mbyllë mijëra vende pune