Arrestohet ish-kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar në Itali pasi është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Klan News raporton se Llalla është arrestuar në Romë në datën 10 Dhjetor.

Adriatik Llalla u shpall në kërkim ndërkombëtar më 8 Tetor pasi është dënuar me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit për veprën penale fshehje e pasurisë.

Po kështu, për 5 vite nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik. Gjykata i konfiskoi edhe 22 mijë metra katror truall dhe një apartament në Durrës.

Shpallja në kërkim ndërkombëtar e ish-numrit një të organit të akuzës u bë pas 15 ditësh kërkime ndaj tij, pasi uniformat blu nuk mundën ta gjenin. Sipas sistemit TIMS, Adriatik Llalla ishte larguar nga Shqipëri në muajin Nëntor.

/tvklan.al

Read Previous

Zyrtare: Anulohet shorti i Ligës së Kampionëve për fazën e eliminimit direkt

Read Next

Kosovë, për 24 orë policia ka shqiptuar 1157 tiketa trafiku