Eric Wendt konfirmohet ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Shqipëri
Mungesa e laurave dhe sinjalizuesve aktivë në vendkalimet hekurudhore vazhdon të përbëjë rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë periudhës janar-qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 11 aksidente, në të cilat trenat kanë qenë të përfshirë. Prej tyre, një ka përfunduar me fatalitet
Aksidenti me një të lënduar, pas përplasjes së një veture me trenin në Fushë Kosovë, ka konfirmuar për të satën herë rrezikun që mbart mungesa e sinjalizuesve dhe mjeteve tjera parandaluese në rrjetin hekurudhor të Kosovës.
Sipas ekspertit të komunikacionit Menduh Halilit, pikërisht mungesa e laurave dhe sinjalizuesve është arsye për aksidente.
“Mungesa e laurave, sinjalizuesve aktivë dhe elementeve të tjera të sigurisë rrugore luan rol të rëndësishëm në aksidentet ndërmjet trenit dhe automjeteve. Vetëm shenjat e trafikut nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Shenjat vertikale p.sh. “Kalim hekurudhor” dhe “STOP” janë masa minimale të sinjalizimit. Masat më efektive për parandalim të aksidenteve janë: Vendosja e laurave që mbyllen automatikisht kur afrohet treni. Sinjalizimi aktiv, me drita të kuqe pulsuese dhe sinjal zanor për të paralajmëruar drejtuesit”, ka thënë Halili.
Ndërkaq, eksperti i komunikacionit, Nol Deda, thotë se përveç infrastrukturës, në këto aksidente ndikojnë edhe faktorë të tjerë.
“Tek aksidentet mes trenit dhe veturave, sidomos nëpër kryqëzime të hekurudhës me rrugën, është faktori njeri, pastaj vjen faktori mjet apo automjet, flasim për mjete hekurudhore, pastaj vjen edhe faktori i infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore, të dyja shkojnë bashkërisht, duke pasur parasysh që të dyja duhet me qenë në nivel të rregullt”, është shprehur Deda.
KOHA ka dërguar pyetje edhe në ndërmarrjen Infrakos, që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave, mirëpo gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.
E, sipas të dhënave të Policisë, gjatë periudhës janar-qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 11 aksidente, në të cilat trenat kanë qenë të përfshirë. Prej tyre, një ka përfunduar me fatalitet.
Ndërkaq, gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 15 aksidente të këtilla, në të cilat një qytetar ka mbetur i vdekur. /Koha.net/