Kosova luan me Poloninë në kualifikimet për Botëror në konkurrencën e femrave në hendboll

Sot është hedhur shorti për kualifikime në Kampionatin Botëror të hendbollit për femra 2023, ku Kosova ka mësuar kundërshtarin e radhës.

“Dardanet” do të përballen me favoritin, Poloninë, ku në rast fitoreje do të bënte historinë duke u kualifikuar në këtë Botëror.

Ndeshjet mes dy kombëtareve do të zhvillohen në muajin prill të vitit të ardhshëm, respektivisht në vitin 2023. /KosovaPress/

Read Previous

Guvernatori i Tokios u bën thirrje qytetarëve të veshin rrollka për të ulur faturat e energjisë

Read Next

Osmani e Rama në mesin e 88 liderëve në Samitin e Frankofonisë