Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për rrjetin evropian “Euronews” në gjuhën shqipe, deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është interes edhe Shqipërisë dhe sëkëndejmi, kërkoi nga ekzekutivi shqiptar të punojë në mënyrë aktive për heqjen e kushtëzimit franko-gjerman.
“Ne presim nga Shqipëria që ajo të luaj rol aktiv në këtë çështje, sepse kështu edhe duhet te jetë në çështjet që kanë të bëjnë me afirmimin e shtetësisë së Kosovës. Ne nuk presim që të kërkojmë nga Shqipëria që të punojë në interesat tona, por këtë ta bëjnë në mënyrë aktive dhe proaktive”, theksoi këshilltari politik i kreut të ekzekutivit.
Zulfaj shtoi se në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se marrëdhënieve midis shefit të qeverisë kosovare dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, janë të tensionura, nuk duhet të ndikojë në mos angazhimin e Shqipërisë. Ai theksoi se Shqipëria mund ta përdorë ndikimin ndaj disa vendeve skeptike./Albanianpost.com