Kosova dhe Austria me nismë për njohjen e përvojës së punës dhe pensioneve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të filloj nismën me Austrinë për njohjen e përvojës së punë dhe pensioneve ndërmjet dy vendeve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në arsyetimin e kësaj nisme tha se kjo ka për qëllim mbrojtjen shoqërore të qytetarëve.

“Me qëllim të lehtësimit të koordinimit të sigurimit social ndërmjet Kosovës dhe Austrisë dhe përafrimit të procedurave në fushën e sigurimeve shoqërore, MF-ja paraqet nismën për negocimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, tha Murati.

“Kjo nismë ka për qëllim mbrojtjen shoqërore të qytetarëve, duke ua mundësuar atyre të realizojnë të drejtat e tyre siç janë pensionet e moshës, familjare, invalidore, punës dhe e drejta në pension nga Fondi i Kursimeve”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në këtë marrëveshje është paraparë që qytetarëve të Kosovës do t’iu njihet e drejta për t’i bashkuar periudhat e pensionimit.

“Me këtë marrëveshje, qytetarëve të Kosovës që kanë punuar dhe vepruar në Austri, ku pas arritjes së moshës së pensionimit që këtë pension ta marrin edhe në Kosovë. Qytetarëve të Kosovës do t’iu njihet e drejta për t’i bashkuar periudhat e pensionimit”, përfundoi Murati. /Telegrafi/

Read Previous

Kush është Bedri Krasniqi që u lirua sot nga akuza për vrasjen e dy policëve?

Read Next

Një i vdekur dhe mbi 60 raste me COVID-19 në dy javët e fundit në Kosovë