Korporata Rugove dhuron donacion për Repartin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve në QKUK

Ditën e sotme, në kuadër të përkushtimit për shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit, Korporata Rugove ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit dhe lehtësimit të punës së përditshme në Repartin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Këto mjete dhe lodra kanë për qëllim të ndihmojnë në trajtimin e fëmijëve me çrregullime në zhvillim, duke iu mundësuar atyre të arrijnë më shpejt rezultatet e dëshiruara. Materialet e dhuruara do të sigurojnë mbarëvajtjen e punëve dhe do të ofrojnë mbështetje për terapitë dhe aktivitetet terapeutike që kryhen çdo ditë në këtë repart. Ky donacion i rëndësishëm u mundësua nga Lopopedet klinike, znj. Zyla Musliu dhe znj. Dije Marmullaku. Përkushtimi i tyre dhe bashkëpunimi me Korporatën Rugove kanë rezultuar në këtë veprim që do të ndikojë pozitivisht në jetën e shumë fëmijëve dhe familjeve të tyre. Korporata Rugove do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në shërbimin e komunitetit edhe në të ardhmen. Ata besojnë se investimi në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë aty ku është më e nevojshme.

Read Previous

U kapën me 47 kilogramë kokainë, arrestohen 5 shqiptarë në Zvicër

Read Next

Policia hap konkurs në veri për zyrtarë policorë nga komunitetet pakicë