Inteligjenca artificiale parashikon fituesin e “Topit të Artë” 2025

Kush do të fitojë “Topin e Artë” 2025? Sipas inteligjencës artificiale Grok, favoriti është Ousmane Dembélé, kampion i Europës me PSG. AI, e zhvilluar nga xAI dhe me akses direkt te të dhënat e rrjetit X, parashikon triumfin e francezit me 485 pikë, duke lënë pas Lamine Yamal të Barcelonës me 412 pikë. Në vendin e tretë renditet Vitinha (358), ndjekur nga Raphinha.

Modeli u bazua te statistikat, dinamika e votimit të 100 gazetarëve (sistemi 6-4-3-2-1) dhe ndjenja e shfaqur në rrjetet sociale. “Dembélé u bë motori kreativ i PSG-së në sezonin historik, me triumfin e parë në Champions (5-0 ndaj Interit në finale) dhe katër trofe në total, me gola e asiste vendimtarë pas rikthimit nga dëmtimet”, – shkruan Grok.

Sipas AI, “Topi i Artë” shpesh i shpërblen figurat kyçe të sukseseve kolektive epike, kësaj here gara duket një duel mes PSG-së dhe Barcelonës. Ja klasifikimi final i “Topit të Artë” 2025, sipas Grok (IA):

  • 1. Ousmane Dembélé (Francë, PSG) – 485 pikë
  • 2 .Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona) – 412 pikë
  • 3. Vitinha (Portugali, PSG) – 358 pikë
  • 4. Raphinha (Brazil, Barcelona) – 295 pikë
  • 5. Mohamed Salah (Egjipt, Liverpool) – 242 pikë
  • 6. Khvicha Kvaratskhelia (Gjeorgji, Napoli/PSG) – 198 pikë
  • 7. Achraf Hakimi (Marok, PSG) – 165 pikë
  • 8. Nuno Mendes (Portugali, PSG) – 132 pikë
  • 9. Fabián Ruiz (Spanjë, PSG) – 108 pikë
  • 10. Kylian Mbappé (Francë, Real Madrid) – 85 pikë

/Telesport.al/

Read Previous

Çfarë i thanë Trump dhe Musk njëri-tjetrit në “ribashkimin e tyre” në funeralin e Charlie Kirk?

Read Next

Kontrata e Mourinhos me Benfica shkakton polemika të forta në Portugali