Kontrabandë me mallra në Veri, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimit me mallra, përkatësisht mish i bardhë, që ka ndodhur në Leposaviq të enjten.

Lajmin e ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh, ku kanë njoftuar se sasia e mishit të ngarkuar ka qenë 4 tonë, dhe se kamioni ka qenë me targa serbe.

Aty theksohet se kamioni ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua, derisa theksohet se personi i dyshuar është larguar në drejtim të pa njohur.

“Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe se njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin. /Albanianpost.com

Read Previous

​ShBA parashikon sulm të Iranit kundër Izraelit

Read Next

Dëmtimet në urën mbi Drinin e Bardhë ende të pasanuara