Konjufca kritikon deputetët për mungesë serioziteti

Kryekuvendari Glauk Konjufca u ka bërë thirrje deputetëve që të hyjnë në sallë për të filluar seancën e radhës.

“Po shoh jo seriozitet nga ana e deputetëve”, ka thënë ai, teksa vazhdimisht ka kritikuar deputetët e Kuvendit, për mungesë në seanca.

Në seancën e sotme ndër pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Seanca e parë ishte dedikim për 25-vjetorin e Betejës së Kosharës. Deputetët në fillim të seancës mbajtën një minutë heshtje për të rënët për liri. /RTK/

Read Previous

Sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit?

Read Next

Peach takohet me Maqedoncin, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon