Konjufca: Ka konsensus që Presidenti i ri të jetë nga familja Jashari

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka konsensus në shoqëri që presidenti të vijë nga familja Jashari.

Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”.

“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai në një prononcim për gazetarët, pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Ai tha se s’mund të flasë nëse ka pasur vullnet nga familja Jashari për këtë.

“Nuk mund të flas për këtë gjë”, tha Konjufca.

Read Previous

Reali ka dy alternativa për ta zëvendësuar Courtois

Read Next

Spiropali: Serbia të pajtohet me realitetin e Kosovës, dialogu e vetmja rrugë