Kongresmeni Torres: Komuniteti shqiptar në Bronx sjell kaq shumë kulturë

Një rruge në lagjen Bronx të New Yorkut, iu shtua emri i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ceremonia e emërtimit mblodhi një numër të madh pjesëtarësh të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët me këngë e valle festuan për rrugën e Skënderbeut, ndërsa këtë ditë e vlerësuan si historike.

Në tubim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat dhe Richie Torres si dhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Ata shprehën vlerësimin e tyre për kontributin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

“Komuniteti shqiptar në Bronx sjell kaq shumë kulturë dhe diversitet në bashkinë tonë. Krenar që bashkohemi në përkujtimin e Gjerg Kastrioti Skënderbeut me një ceremoni të emërtimit të rrugëve këtë fundjavë”, shkroi Torres në Twitter.

Pjesë e manifestimit ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Read Previous

Borrell: Janë përmbushur kriteret, mbështesim liberalizmin e vizave për Kosovën

Read Next

Borrell paralajmëron takim Kurti-Vuçiq para verës