Borrell paralajmëron takim Kurti-Vuçiq para verës

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas një takimi në Bruksel, ku morën pjesë edhe kryediplomatët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi tha se duhet të krijohet besim mes palëve të ulura në tavolinë.

“Duhet angazhim konstruktiv dhe progres në dialogun për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, secila palë pajtohet me këtë, por kur ulen bashkë është e vështirë për të avancuar. Ne duhet të krijojmë besim mes palëve, është esenciale që të përmirësohet atmosfera në dialog”, theksoi ai.

Shefi i diplomacisë evropiane tha që një takim i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të ndodhë para verës.

“Ne shpresojmë që para verës ne do të jemi në gjendje të mbajmë një tjetër takim mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë”, tha ai.

/Kallxo.com/

Read Previous

Kongresmeni Torres: Komuniteti shqiptar në Bronx sjell kaq shumë kulturë

Read Next

Boksierja Donjeta Sadiku siguron medalje botërore