Borrell: Janë përmbushur kriteret, mbështesim liberalizmin e vizave për Kosovën

Ministrat e Jashtëm të BE-së, diskutuan në Bruksel edhe për Ballkanin Perëndimor. Ata patën një drekë të përbashkët me homologët nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Mes tyre ishte edhe ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se Komisioni Evropian ka paraqitur disa herë si çështje liberalizimin e vizave për Kosovën, duke shtuar janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

Ai theksoi se këshilli mbështetë liberalizimin e vizave për Kosovën. Duke kërkuar që marrëveshjet e mëparshme Kosovë-Serbi të zbatohen.

“Kur janë në tryeza diskutimi zotohen për bisedime, pro kur ulen bashkë, hezitojnë të merren vesh”, tha Borrell.

Ai ka thënë se një takim tjetër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq mund të mbahet para fillimit të verës.

Borrell deklaroi se është  biseduar edhe për pasojat që kanë dalë nga lufta që Rusia ka nisur në Ukrainë.

“Ne kemi mbështetur aleatët që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Serbia është një nga vendet që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duhet që sa më parë ta bëjë këtë”, tha ai.

“Ne presim që kandidatët për anëtarësim në BE që t’i bashkohen politikës së jashtme të BE-së”.

Duke aluduar në Serbinë e cila mbështetë luftën e Ukrainës, por nuk i vendos Rusisë sanksione, Borrell tha se të qenit neutral sot, është koncept fals.

Prandaj ai tha se duke vendosur edhe Rusinë edhe Ukrainën në të njëjtën pozitë, e zbeh diferencën mes sulmuesit dhe të sulmuarit.

Ai ka thënë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, janë bashkuar në politikat e BE-së, dhe për shkak të kësaj mund të jenë më të kërcënuara nga Rusia.

“Edhe Bosnja Hercegovina dhe Kosova i janë bashkuar kësaj nisme. Madje Kosova nuk ka pasur pse të bëjë sepse nuk është njohur nga shumë vende Evropiane. Ne kemi çuar mesazh te partnerët strategjik të Ballkanit Perëndimor që të jenë më shumë strategjik. Dua ta bëjë të qartë se duhet të nisim negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Unë shpresoj që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Këto dy vende i kanë përmbushur të gjitha kriteret, dhe kjo vonesë po na dëmton të gjithëve”, u shpreh Borrell.

Sa i përket Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, shefi për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell deklaroi se këto dy vende duhet sa më shpejt të hapin negociatat për anëtarësim në BE.

Ai tha se shpreson e beson se kjo do të ndodhë gjatë presidencës franceze të BE-së e cila përfundon me 1 korrik.

/Telegrafi/

Read Previous

Ja sa raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë

Read Next

Kongresmeni Torres: Komuniteti shqiptar në Bronx sjell kaq shumë kulturë