Macron dhe Kurti diskutojnë për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin në Ballkan
Elseid Hysaj do t’i ndajë rrugët me Napolin në fund të sezonit pas gjashtë vitesh me këtë fanellë, transmeton Sinjali Sport.
Konfirmimi vjen sërish nga menaxheri i futbollistit shkodran, Mario Giuffredi, që foli në “Radio Kiss Kiss Napoli”.
“E ardhmja e Hysajt është e shkruar. Nuk kemi pasur më kontakte me drejtuesit e Napolit për rinovimin”.
“Ai do të sillet si profesionist deri në skadimin e kontratës”, deklaroi Giuffredi.
Hysaj ishte bashkuar me Napolin në vitin 2015, duke qenë një lojtar i rëndësishëm për klubin italian gjithë këto vite. /Gazeta Sinjali
