Klubi i Premier League eliminohet nga kupa nga skuadra e kategorisë së katërt

Janë luajtur këtë të martë disa nga ndeshjet e Kupës së Anglisë, ku nuk kanë munguar as surprizat e mëdha.

Në fushë zbritën edhe disa nga skuadrat e Premier League, të cilat i nisën këto takime si superfavorite, duke qenë se përballeshin me ekipe të ligave inferiore. Megjithatë, Fulham ka pësuar një disfatë të madhe, pasi është eliminuar nga Crawley, ekip që militon në Ligue 2, kategoria e katërt në Angli.

Vendasit, edhe pse inferiorë në letër, triumfuan 2-0, duke dominuar të gjithë ndeshjen. Ajo që është më interesante është fakti se ky ekip në kategorinë ku merr pjesë, gjendet vetëm në vendin e 23-të pas 5 javëve të para, ku ka marrë vetëm një pikë.

Surprizë ishte edhe eliminimi i Watford, i cili u mposht nga MK Dons, skuadër e kategorisë së tretë, që fitoi 0-2. Një zhgënjim i madh në këtë ndeshje ishte edhe Rey Manaj, futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili luajti gjatë gjithë takimit, por pa mundur të bëjë asgjë./A2news/

Read Previous

Kina ul normën e kredive hipotekore, teksa thellohet kriza e pasurive të paluajtshme

Read Next

Ukraina shënon 31-vjetorin e pavarësisë në luftë, Zelensky: Do të marrim dhe Krimenë