KF “Vëllaznimi” ka arritur një fitore me vlerë në udhëtim, duke mposhtur FC “Prizrenin” me rezultat 1–3 në stadiumin “Përparim Thaçi”.
Për kuqezinjtë shënuan Dardan Jashari, Sinan Kadiri dhe Emir Skenderi, duke vulosur një tjetër paraqitje bindëse të skuadrës gjakovare.
Ky sukses e mban Vëllaznimin në rrugën e duhur drejt objektivave të këtij edicioni, ndërsa ekipi konfirmon formën e lartë në këtë fillim të kampionatit. /tvsyrivision/
KF “Vëllaznimi” triumfon në Prizren