Këto vende arabe lejojnë namazin e teravisë në xhami

Gjashtë vende arabe do të lejojnë që në xhami të falet namazi i teravisë gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa tri vende do të vazhdojnë ta ndalojnë këtë namaz special të natës për shkak të pandemisë së COVID-19.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Kuvajti, Iraku, Egjipti dhe Algjeria njoftuan se lejojnë pesë namazet ditore në xhami, hutbet e xhumasë dhe teravinë gjatë muajit të shenjtë të agjërimit, shkruan Anadolu, transmeton Syri.

Megjithatë, namazi i teravisë do t’i nënshtrohet masave paraprake, duke përfshirë kohëzgjatjen, distancën fizike dhe mbajtjen e maskave.

Nga ana tjetër, Katari, Omani dhe Jordania njoftuan se teravitë nuk do të falen në xhami gjatë Ramazanit, i cili fillon më 13 prill dhe përfundon më 12 maj.

Read Previous

Të martën përfundon procesi i vaksinimit të personave të moshës mbi 80 vjeç, aktualisht 1013 janë vaksinuar

Read Next

Kryeministri i Japonisë letër Osmanit: Do të mbështesim përpjekjet e Kosovës për integrim në BE