Këto janë lojërat që stërvisin trurin dhe rrisin përqendrimin

Nëse e keni pasur ndonjëherë të vështirë të kryeni një detyrë sfiduese në punë, keni studiuar për një provim të rëndësishëm ose keni kaluar kohë në një projekt, mund t’ju jetë dashur që të rrisni aftësinë për t’u përqendruar.

Përqendrimi i referohet përpjekjes mendore që drejtoni drejt gjithçkaje në të cilën po punoni ose mësoni në një moment të caktuar. Ndonjëherë ngatërrohet me hapësirën e vëmendjes, por kjo e fundit i referohet gjatësisë së kohës kur mund të përqendroheni në diçka.

Stërvitja e trurit është një nga mënyrat se si mund të rrisni përqëndrimit. Lojërat e trajnimit të trurit mund t’ju ndihmojnë gjithashtu të forconi kujtesën si dhe aftësitë për të përpunuar dhe zgjidhur probleme.

Një studim me 4,715 të rriturve sugjeron që shpenzimi i 15 minutave në ditë, 5 ditë në javë, në aktivitete të trajnimit të trurit mund të ketë një ndikim të madh në përqendrim.

Provoni:

1. Sudoku

2. Fjalëkryqe

3. Shah

4. Puzzle

5. Kërkime fjalësh

6. Lojëra kujtese

Read Previous

​Abdixhiku kritikon qeverisjen e Kurtit: Është qeveri e praktikantëve

Read Next

KQZ kërkon listën e personave që nuk kanë të drejtë të kandidohen për kryetar komune ose asamblistë