Këshilli i Sigurimit i OKB-së shtyn sërish votimin për Gazën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka shtyrë përsëri votimin për rezolutën që kërkon qasje të shtuar humanitare në Gaza pas një dite tjetër negociatash intensive.

Sipas mediave ndërkombëtare në draftin e fundit “është hequr pika për përfundimin e  menjëhershëm të luftimeve dhe në vend të saj është kërkesa për masa urgjente për të lejuar menjëherë qasjen e sigurt dhe të papenguar humanitare dhe për të krijuar kushtet për një armëpushim të qëndrueshme të luftimeve”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se Uashingtoni ishte i gatshëm “të mbështeste draftin ashtu siç ishte shkruar”.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se 390 palestinezë janë vrarë dhe 734 të tjerë janë plagosur në 48 orët e fundit ndërsa komunikimet janë ndërprerë.

Izraeli vazhdon bombardimet e tij në Gaza, me më shumë viktima të raportuara në kampin e refugjatëve në Rafah, Khan Younis dhe Nuseirat.

Të paktën 20,057 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, sipas Zyrës për Media të Qeverisë së Gazës, ndërsa numri i viktimave nga sulmi i Hamasit në Izrael është afro 1140.

Më shumë se 576,000 palestinezë në Gaza, rreth një e katërta e popullsisë, përballen me “uri katastrofike”, zbulon një raport i mbështetur nga OKB . Ndërkaq mijëra palestinezë do të pengohen të hyjnë në xhaminë Al-Aksa, për namazin e ditës së premte.

“Çdo javë ka gaz lotsjellës dhe arsyeja pse ata po pengojnë shumicën e adhuruesve të marrin pjesë në namazin e shenjtë – ata (forcat izraelite) thonë të reduktojnë përleshjet pasi është në gjendje të jashtëzakonshme”, raportoi Al Jazeera.

Që nga 7 tetori, ka pasur një rënie dramatike të numrit të adhuruesve të lejuar brenda kompleksit të shenjtë: nga deri në 70,000 në 4,000. /abcnews.al

Read Previous

Paralajmërim për përmbytje të mëdha, stuhia “Zoltan” godet Gjermaninë

Read Next

Intervista: Përmbyllja e Vitit 2023 – Ilira Shala – Dujaka, drejtoreshë e Kino “Hyrije Hana”