Këngët e Krishtlindjeve me më shumë fitim çdo fundvit

“Channel 5” në 2016 u përpoq të gjente se cilat këngë ishin më të fituarat çdo vit.

Në pesëshen e parë renditen këngët: “Merry Xmas Everybody” nga Slade, 1 milion paund; “Fairytale of New York” nga The Pogues dhe Kirsty MacColl, 400 mijë paund; “All I want for Christmas is You” nga Mariah Carey, 400 mijë paund;  “White Christmas” nga Bing Crosby, 328 mijë paund dhe  “Last Christmas” nga Wham! 300 mijë paund

Në vijim, pesë këngët më pak të klikuara se sa ato më sipër janë: “Wonderful Christmastime” nga Paul McCartney, 260 mijë paund; “Stop the Cavalry” nga Jona Lewie, 120 mijë paund; “2000 Miles” nga The Pretenders, 102 mijë paund; “Mistletoe and wine” nga Cliff Richard, 100 mijë paund dhe “Stay Another Day” nga East 17 97 mijë paundë.

Çuditërisht, “I Wish It Could Be Christmas Everyday” nga Roy Wood humbi në “Top 10”, gjë që është e vështirë për t’u pranuar, duke pasur parasysh emocionin që përcjell ajo këngë.

Llogaritja e mësipërme tregon që Slade’s Noddy Holder dhe Jim Lea marrin secili nga 500 mijë paund në vit.

“Fairytale of New York” flet për marrëdhënien dashuri-urrejtje midis një çifti emigrantësh irlandezo-amerikan. Kjo këngëka mbajtur me meritë Shane MacGowan dhe Jem Finer.

Kënga është regjistruar në kulmin e verës, pasi producenti Elvis Costello sfidoi MacGowan të shkruante një duet festiv që do të këndohej me basistin Caitlin O’Riordan, gruan e tij dhe shokun e grupit të këtij të fundit.

Popullariteti i këngës së Mariah-it është rritur shumë nga viti 1994, kur arriti kulmin në Mbretërinë e Bashkuar.

“White Christmas” nga Bing Crosby është luajtur për herë të parë në një film: Holiday Inn (1942). Këngëtari e luan atë në piano, përpara një zjarri të zhurmshëm të trungjeve në prag të Krishtlindjes.

Tani mendohet të jetë kënga më e shiture të gjitha kohërave.

Sa i përket Wham! vajtimi i tyre për dashurinë e humbur është rekordi numër dy më i shitur në historinë britanike të top-listave. Ky rekord është mposhtur me vendin e parë në 1984 nga kënga e bamirësisë “Do They Know it’s Christmas?” nga Band Aid. Ajo nuk ka patur të njëjtën jetëgjatësi, pavarësisht qëllimeve të saj të shkëlqyera.

Në Facebook u bë një fushatë për ta çuar “Last Christmas” në vendin e parë në 2017, për nder të vdekjes së George Michael në ditën e Krishtlindjeve 2016, por fushata dështoi. Kënga u rendit e treta pas Eminem dhe Ed Sheeran.

“PRS for Music”, ka renditur edhe pesë këngët më të njohura të Krishtlindjeve të Britanisë nga transmetimi i radios që nga viti 2012: “Fairytale of New York” nga The Pogues dhe Kirsty MacColl, “I Wish It Could Be Christmas Everyday” nga Wizzard, “Last Christmas” nga Wham,“Merry Xmas Everybody” nga Slade dhe “Stop the Cavalry” nga Jona Lewie

Kjo listë është e bazuar te shijet britanike.

Është interesante, pasi qëndron edhe sot në “Spotify”. Ndryshimi i vetëm: përmban disa hyrje më të reja amerikane.

Në top-pesëshen e parë qëndron “All I Want for Christmas is You” nga Mariah Carey”. Më pas, vijojnë: “Last Christmas” nga Wham, “It’s Beginning to Look a Lot Like Christmas” nga Michael Buble dhe “Mistletoe” nga Justin Bieber.

Për ta përmbyllur me pesë këngët e tjera si: “Santa Tell Me” nga Ariana Grande, “It’s the Most Wonderful Time of the Year” nga Andy Williams, “Do They Know it’s Christmas?” nga Band Aid, “Fairytale of New York” nga The Pogues dhe Kirsty MacColl, White Christmas” nga Bing Crosby dhe “Let It Snow! Let It Snow! Let It Snow!” nga Frank Sinatra. /Albanianpost.com

Read Previous

Ukraina pretendon se ka rrëzuar 2 avionë luftarakë rusë dhe 28 dronë

Read Next

Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve, mësohet koha kur UEFA do të marrë vendim